Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Kaçanik (Foto)
Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë mesditës në magjistralen Prishtinë-Kaçanik.
Vetura e përfshirë në aksident është e tipit “Mercedes” i kuq, e cila është dëmtuar dhe ka mbetur në mes të rrugës, duke krijuar edhe tollovi në komunikacion.
Duket që reshjet e shiut të kenë ndikuar në këtë aksident, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka pasoja në njerëz./Indeksonline/