08:54 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident tragjik në Ferizaj, një i vdekur e tre të lënduar rëndë! [Pamje]

Një aksident me fatalitet mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20 minuta në Ferizaj konkretisht në rrugën Ferizaj-Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Nexhat Xhokrri.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti,  ka ndërruar jetë një person. Ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe kanë pësuar gjakderdhje të brendshme, shkruan Indeksonline.

Njësiti i Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Indeksonline” ka arritur të sigurojë edhe pamje të këtij aksidenti.

Më poshtë fotot:

/Indeksonline/