16:21 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aksidenti në hyrje të Vushtrrisë, krijohen kolona të gjata [Video]

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot rreth orës 15:00 në hyrje të Vushtrrisë.

Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar tollovi në komunikacion, ku sipas një video shihet se janë krijuar kolona të mëdha.

Një lexues i Indeksonline që ka dërguar video në redaksi ka treguar se kolonat janë afro 10 kilometra.

Ndryshe, në vendin e ngjarjes është paraqitur menjëherë Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/

 

Aksident i rëndë trafiku në hyrje të Vushtrrisë (Foto)