21:38 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet Geci, goditet me veturë nga zëvendësministri serb (Video)

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident komunikacioni në Komoran, ku të përfshirë kanë qenë Halil Geci, njëri nga vëllezërit Geci të Llaushës, dhe zëvendësministri nga komuniteti serb në Ministrinë e Brendshme në Republikën e Kosovës, Milan Radojeviq.

Aksidenti është kapur nga kamera e sigurisë vetura e zv.ministrit Radojeviq ka goditur nga prapa veturën që e drejtonte Halil Geci, duke e hedhur këtë të fundit jashtë rrugës, ku vetura është rrotullar në hapësirën jashtë rrugës.

Burimet bëjnë të ditur se Geci ka pësuar lëndime të lehta trupore, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Temat: