22:57 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet talenti i Interit

Sulmuesi 16-vjeçar i ekipeve të moshave të Inter, Pasquale Carlino, është në gjendje të rëndë pas një aksidenti me motor.

Ai gjendet i shtruar në spitalin Umberto I të Nocera-s: i riu zikaltër është përplasur me një motor, në drejtim të të cilit ka qenë një mik i tij.

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Inter i ka dhënë mbështetjen e vet djaloshit dhe familjes: “Forca Paquale, gjithë Inter është me ty”.

Temat: