23:43 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksion i FSK-së për lirimin e ‘pengut’ (Video)

Ky Batalion ka mbi 370 pjesëtarë të cilët janë të përgatitur sipas standardeve të NATO-s

Reportazhi është nga kazerma e Forcës së Sigurisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit.

Në këtë kazermë, siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, është i vendosur Batalioni Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë.

Sipas komandantit të këtij batalioni, major Berat Shala, ky batalion ka mbi 370 pjesëtarë të cilët janë të përgatitur sipas standardeve të NATO-s.

Majori Shala ka treguar për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se Batalioni i Parë mbulon pjesën më të madhe të Kosovës si nga territori po ashtu edhe nga numri i banorëve, pasi sipas tij ky batalion nën përgjegjësi ka edhe kryeqytetin, Prishtinën.

“Pjesëtarët janë të pajisur me pajisjet individuale sikurse çdo ushtar në botë. I kanë pajisjet për mbrojtjen individuale por dhe pajisjet tjera që i duhen për t`i kryer detyra e veta. Të gjitha këto pajisje janë sipas standardeve të NATO-s, ne ndjekim standardet e NATO-s”, ka thënë major Berat Shala.

Pamjet mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm: