08:10 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksion pastrimi këtë fundjavë te këto shkolla të Prishtinës

Një grup i qytetarëve kanë shprehur interesimin që të nisin një aksion pastrimi në disa rrugë në Prishtinë. Pra, në lagjen “Kodra e Trimave” këtë fundjavë disa banorë kanë vendosur që fokusin kryesorë të këtij aksioni ta kenë tek shkollat fillore të kësaj pjese.

Bëhet fjalë, për shkollat “Asim Vokshi”, “Zenel Hajdini” dhe “Hilmi Rakovica”, ku deri më tani vërtet ambienti në këtë pjesë nuk ka qenë aspak në nivel të duhur, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë çështje, dje në xhaminë “Abdul Kader Arnauti” në Prishtinë me imamin, Mulla Musa Sekiraqen dhe po ashtu në atë “Pavarësia” me,  Nexhmi Hoxhën  është diskutuar kjo temë.

Sipas tyre, për ambientin është përkujdesur gjithmonë edhe pejgamberi Muhamed a.s, që dëshmohet në shumë hadithe të librit të shenjë të myslimanve ‘Kur’anit.

Aksioni do të fillojë këtë të dielë, në orën 09:00. Banorët e kësaj lagje shpresojnë që shumë qytetarë do t’i bashkohen këtij aksioni për një ambient sa më të pastër.

“Mos e le pa dal, bashkohu edhe ti të dielën në orën 09:00”, thuhet në thirrjen e organizatorëve./Indeksonline/