12:18 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aktivistë të Vetëvendosjes sulmojnë policinë, ka të arrestuar (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar sot një aksion simbolin para Newbornit në Prishtinë.

Por, ky aksion duket se ka marrë kahje tjetër.

Aktivistë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë në stacionin qendra në Prishtinë.

Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm duke arrestuar disa nga protagonistët e kësaj ngjarje./Indeksonline/