09:33 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Aktivistët e SKV-së dërgohen në arrest shtëpiak deri në korrik

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, ua ka ndërprerë paraburgimin të pandehurve K.M., P.D., H.K.,K.G.,J.Sh. dhe E.Sh.

Atyre, konform dispozitave ligjore, masa e paraburgimi u është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas nga data 16.05.2018, deri me 10.07.2018.

Personat në fjalë po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 140, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Indeksonline/

 

Temat: