15:21 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Aktivistët e VV-së vendosin billborde me foto të djalit të Thaçit nëpër qendër të Prishtinës (Foto)

Disa prej aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë nisur sot një aksion të shpërndarjes së billbordeve nëpër rrugët kryesore të Prishtinës.

Aty shihen fotot e pushimeve të djalit të presidentit të Kosovës, Hashi Thaçit, Endritit.

“Derisa djali i Shefit të Shtetit shëtit nëpër vende të botës në Kosovës ekziston mjerim i përditshëm”, thuhet në pankartat e tyre, shkruan Indeksonline

Ndonëse nuk kanë marrë pjesë pranë komunës së Prishtinës, aktiviteti i tyre  është zhvilluar duke mos u penguar nga askush.

Ndryshe, Endrit Thaçi kishte publikuar kohë më parë fotografi të udhëtimeve jashtë shtetit, përfshirë edhe udhëtimet e tij në SHBA.