08:35 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aktivitetet përmbyllëse të festës së 10 vjetorit të pavarësisë

Sot përmbyllen aktivitetet për festën e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Përveç, seancës solemne është paraparë edhe parakalimi i FSK-së dhe Policisë, mbjellja e 115 fidane në Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe pritja shtetërore nga Presidenti Hashim Thaçi.

Gjithashtu do të ketë edhe shumë aktivitete tjera. Përndryshe, festa këtë vit ishte 10 ditë, nga 8 deri më 18 shkurt.