09:34 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aktori i “O Sa Mirë” mezi pret të bëhet baba për herë të parë

Aktori i njohur, Ernest Zymberi pritet që shumë shpejt të bëhet baba për të parën herë.

E atësinë po e pret me padurim, aktori i njohur i serialit shqiptar “O Sa Mirë”, transmeton Indeksonline.

Llukmani nga seriali "O sa Mirë" konfirmon ardhjen në Tërnoc

Ky i fundit këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka publikuar fotografitë e realizuara në një fotosesion me bashkëshorten, ku në fokus është barku i saj i fryrë.

“Duke numëruar ditët me mbretëreshën time dhe duke pritur për princeshën” ka shkruar ai.

Ndryshe, Ernesti është i njohur me rolin e “Luginës” me këtë seria./Indeksonline/