11:09 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Aktori kosovar pajiset me pasaportë të Shqipërisë (Foto)

Arben Zharkun, drejtor në Qendrën Kinematografike të Kosovës, s’ka më nevojë të endet para zyrave të Ambasadeve për të kërkuar vizë.

Ai prej sot është pajisur me një pasaportë që ka vlerë të udhëtoj nëpër vendet  evropiane.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, aktori Zharku ka njoftuar se nga sot është edhe shtetas i Shqipërisë, shkruan ai

Ndryshe, kaçanikasi para këtij muaji është rizgjedhur në postin e drejtorit të QKK-së. Mandati i drejtorit është katërvjeçar dhe ky është mandati i dytë për Arben Zharkun.

“Besoj që do të mund të kontribuoj edhe më shumë në katër vitet e ardhshme, ku përveç tjerash, do të fokusohem në adaptimin e legjislacionit të Kosovës me shtetet e Bashkimit Evropian, angazhimin për futjen në funksion të Rregullores për Lehtësirat Financiare, lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Eurimages dhe në Media Program”, ka thënë ai. /Indeksonline/