14:09 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aktori që ofendon katundarët dhe Policinë, nuk di të shkruajë (Foto)

Aktorit kosovar, Armond Morinës nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i Policisë së Kosovës për t`i gjobitur ngasësit që thyejnë rregullat e komunikacionit.

Ai së fundmi ka pasur një mosmarrëveshje me Policinë, të cilën gjë e ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram.

Madje, ai teksa ka cituar një thënie të një filmi shqiptar, nuk ka kursyer as fyerjet për banorët e fshatrave të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Artisti përmes një shkrimi u ka tërhequr vërejtjen policëve duke u thënë se duhet të sillen më mirë me vozitësit e veturave dhe se nuk u kanë borxh një sjellje të pahijshme.

Por, gjatë këtij shkrimi, Armondi ka treguar se nuk di drejtshkrim, meqë fjalitë e tij janë përplot me gabime të tilla.

“Ish dal policia e Kosovës me dënuar qytetarët. Demek me i vetëdijesua popullatën. A polici fytyrën e Hamdi dhe këtë ia thash ndër sy. Shumë u nxeh normal pasi që këtë shkollë policore e ka kryer për tre javë ditë. Kastravec më. Vlen ajo thënia popullore për fytyrën e tij: Kur katunaria zbret poshtë, atdheu është në rrezik”, ka shkruar Morina.

Ndryshe, Armond është duke vazhduar me projekte të ndryshme filmike ku së fundi është “The flying circus”./Indeksonline/