23:55 / E Hënë, 05 Mars 2018

Aktori serbo-kroat refuzon ta luaj rolin e Adem Jasharit: E njoh si kriminel

Rade Serbedzija, aktori serbo-kroat, ka refuzuar të luaj rolin e Adem Jasharit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është vrarë në vitin 1998 nga paramilitarët serbë të cilët rrethuan kullën e tij në Prekaz.

Është regjisori kosovar Luan Kryeziu i cili po realizon një film për Adem Jasharin, e për rolin e këtij të fundit janë dhënë disa propozime.

Mediumi serb “Kurir” ka shkruar se regjisori Kryeziu është vënë në kontakt me Serbedzijan përmes aktorit Enver Petrovci, transmeton Indeksonline.

Serbedzija e ka refuzuar rolin me arsyen se ai e njeh Jasharin si kriminel./Indeksonline/