22:33 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aktorja e njohur dënon vdekjen e vajzës me ngjyrë, e konsideron akt racist (Foto)

Anne Hathaway, aktorja e njohur amerikane ka reaguar ndaj vdekjes së vajzës 18 vjeçare në Amerikë.

Nia Wilson, vdiq të shtunën pasi që u sulmua brutalisht nga një burrë i bardh në qytetin Oakland.

I dyshuari, John Lee Cowell, është arrestuar pasi që dyshohet të jetë i lidhur me rastin, ndonëse nuk dihen ende motivet e tij.

Aktorja Hathaway ka shkruar një postim të gjatë në “Instagram”, ku e cilëson sulmin si racist dhe i drejtohet opinionit me kërkesën që të ndryshojë.

Image result for anne hathaway nia wilson

“Vdekja e Wilson është e ka papërshkrueshme dhe nuk mund të kalohet në heshtje. Ajo ishte një grua e zezë dhe është vrarë nga burri i bardh. Njerëzit e bardh, përfshirë këtu edhe mua, edhe ty, duhet të ndjenjë frikën më palcën e tyre, që kanë çdo ditë njerëzit për jetën e tyre në Amerikë dhe e kanë pasur në breza”.

Ndryshe, Wilson po kthehej në shtëpi me motrën e saj nga një festë familjare kur u godit me thikë, në atë që shefi i policisë lokale, Carlos Rojas, e ka quajtur si ‘sulmin më të egër që ka parë në gati tre dekada shërbim’./Indeksonline/