10:34 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Al-Khelaifi pyetet për kalimin e Neymar te Reali – përgjigjja e tij është interesante

Real Madridi ka qenë i lidhur me transferimin e Neymar që disa muaj, por klubi madrilen nuk arriti ta transferojë atë në verë, madje me një njoftim zyrtar i mohoi zërat për transferimin e tij.

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka zbuluar se i ka diskutuar këto spekulime tashmë dhe se shpreson se Real Madridi do ta respektojë PSG-n.

Në një intervistë me MARCA-n, Al-Khelaifi ka thënë spekulimet në lidhje me Neymar janë bërë paksa frustruese, transmeton IndeksOnline.

”Është paksa frustruese sepse nuk është e drejtë që klubet tjera të flasin me lojtarët tanë”.

”Nuk na pëlqen kjo dhe ne kemi folur rreth kësaj me Real Madridin në një moment. Kemi raporte të mira me ta dhe ata e respektojnë PSG-n”.

Image result for neymar

”Unë shpresoj se respekti i tyre ndaj nesh është i vërtetë. Ne gjithashtu e respektojmë Real Madridin dhe presidentin e tyre, Florentino Perez”.

”Unë mendoj që është e rëndësishme për të gjjithë që ne nuk punojmë mbrapa skenave”.

”Nësa ka diçka këtu, atëherë është më mirë që ne të flasim. Kjo është ajo që ne presim nga të gjitha klubet, jo vetëm nga Real Madridi”.

”Neymar është lojtar i mirë. Ai ishte i lënduar dhe nuk kishte kohë ta arrinte formën optimeve. Por, tani ai ka vetëbesim dhe ne jemi të kënaqur që mund të llogarisim në të”, u shpreh presidenti i PSG-s./IndeksOnline/

Image result for neymar