08:44 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Alaj shpjegon në detaje procesin e licensimit të stadiumit, ”Fadil Vokrri”

I pari i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj ka shpjeguar procesin e lincensimit të stadiumit, ”Fadil Vokrri”.

Zyrtarët e UEFA-s, raportohen, se kanë pasur një takim dje, në lidhje me licensimin e stadiumit të rinovuar të Prishtinës.

Dhe siç thotë Alaj, ky licensim është një proces me ndryshe, ku pas testimit të ndeshjes, do të bëhet fjalë për pranimin e paisjeve të vendosura në stadium.

Tutje, Alaj thotë se stadiumi duhet t’i përmbushë kriteret e kategorisë së katërt duke u bazuar në rregulloren e UEFA-s, transmeton IndeksOnline.

Ky është postimi i Alajt në Facebook:

Reagim:Edhe testimet nuk mund te realizohen ,në Stadiumin ,,Fadil Vokrri” për opinion MKRS është duke vazhduar në relizimin e punimeve finale pas aprovimit te ndeshjes testuese te aprovuar nga zyrtaret e UEFA-së ,që stadiumi në aspektin funksional është i pranuar.
Prandaj duhet te behet pranimi teknik i objektit pas miratimit te UEFA që Stadiumi ,,Fadil Vokrri” i permbush kriteret e kategoris së IV-katër bazuar në rregullret e UEFA!./IndeksOnline/

Temat: