17:55 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Alarm nga BMW: Mos i parkoni në garazhë këto modele!

Disa makina të BMW Group po hasin në probleme me pompat e ujit që mbinxehen dhe mund të shkaktojnë zjarr. Jo vetëm BMW, por edhe makinat e këtij brendi si Mini dhe Rolls-Royce.

Afër 50,000 prej këtyre modele janë raportuar që kanë probleme në Shtetet e Bashkuara, poashtu mijëra të tjera në tregjet tjera, përfshirë Evropën.

Modelet e prekura janë: Serie-5, Gran Turismo, Serie-6 Coupe dhe Convertible, Serie-7, X5 dhe X6. Ato variojnë nga viti 2007 deri në vitin 2012, varësisht nga modeli në fjalë.

Rregullimi i problemit do të kërkojë zëvendësimin e pompave ndihmëse të ujit. BMW këshillon pronarët të mos parkojnë brenda këto automjete të lartpërmendura. Me sa duket rreziku i zjarrit është i vërtetë. Deri tani 69 raste kanë ndodhur në SHBA. /IndeksOnline/