15:41 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti deklarohet pas takimit me Apostoloven

Përfaqësuesit e partive politike janë takuar Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Temë e këtij takimi ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes së se Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshje kjo e prezantuar nga Presidenti, Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi, Albin Kurti ka treguar se cfarë është biseduar në mbledhje.

“Kam shprehur zhgenjim të thellë për partitë në opozitë si AAK e LDK. Nuk është hera e parë që në historinë tonë të popullit kemi këso pushtetarësh që për karrige të pushtetit janë të gatshëm të japin mijëra hektar të shtetit tonë. Edhe ratifikimi eventual i demarkacionit nuk është kusht për liberalizim, pasi mbetet kriteri i luftimit të krimit e korrupsionit, që nuk është luftuar suksesshëm në Kosovë. Po të luftohej suksesshëm, nuk do të kishim këso njerëz, si Thaci që bënë marrëveshje të tillë që është jo e ligjshme edhe që ndryshon kufirin tonë” është shprehur Kurti.

Kurti ka thënë se kanë nis nënshkrimin e peticionin për formimin e një komisioni hetimor për marrëveshjen e arritur të demarkacionit.
I pari i VV-së, ka thënë se do të mbajnë mbledhje të reja për të parë veprimet e mëtutjeshme në drejtim të kësaj./Indeksonline/