22:47 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti nuk tërhiqet, kërkon votën e aktivistëve në Drenas (Video)

I vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti po vazhdon të kërkojë votën e aktivistëve të kësaj partie që do të votojnë këtë të diele.

Kurti ka qëndruar të martën në Drenas ku ka shpalosur platformën e tij për katër vitet e ardhshme në drejtimin e Vetëvendosjes.

Ai është pritur nga kryetari i qendrës së VV-së për Drenas, Shemsi Elezi dhe aktivistë të këtij subjekti politik.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të publikuar në rrjetin social nga Elezi.

Aktiviteti i sotëm i Kurtit tregon se ai nuk është tërhequr nga kandidimi për kryetar të Vetëvendosjes as pas kundërshtimeve të kohëve të fundit./Indeksonline/