15:39 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti prezanton platformën, i vjen keq që s’ka kundërkandidat (Video)

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti ka prezantuar plaformën e re. Kurti ka thënë se nuk ndihet mirë që nuk pati kundërkandidat.

“Jemi në prag të zgjedhjeve të reja në Lëvizje, e cila e dëshiron demokracinë dhe e praktikon demokracinë. Ky është zhvillim i rëndësishëm për të qenë bashkë në një drejtim. Kam shpresuar se do ketë kandidat tjerë, por më vjen keq që nuk ka. Programi ynë e bën zhvillimin, ai vazhdimisht është përmirësuar. Kështu do jetë edhe tani, një program doktrinor, për zhvillim ekonomik, për përkrahje të prodhuesve vendorë, për të drejat e njeriu dhe pakicave.

Ne përbëjmë zhvillimin e organizatës transparente e cila ka vend për njerëz të drejtimeve të ndryshme, që lufton abuzimet prej atyre në pozitë të lartë. Një organizatë që vlerëson faljen dhe kërkimfaljen, një organizatë që i kushton rëndësi dijes, artit e kulturës. Funksionilizimi i një komisioni për qështje gjinore, seksiszmi duhet ndëshkuar në çdo mënyrë” ka thënë Kurti. /Indeksonline/

Temat: