20:58 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti shkon në shtëpinë e Adem Demaçit: Sot vdiq një epokë

Në shtëpinë e Adem Demaçit në Prishtinë është hapur e pamja për veprimtarin e shquar i cili ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare.

Për kryeshëndosh atje ishte kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se sot nuk ka vdekur një njeri, por ka shkuar një epokë, një histori.

“Besoj që është e pamundshme që gjenerata jonë t`i thotë fjalët më të duhura për veprën e papërthekueshme të bacës Adem, e cila do të jehojë edhe shumë breza pas nesh. Po më duket që nuk vdiq një njeri, por shkoi një epokë, shkoi një histori. Ai do të mbetet gjithnjë me popullin tonë e me kombin tonë edhe në të ardhmen, historia ripërtërihet nga brezi në brez”, ka thënë ai para medieve, transmeton Indeksonline.

Kurti është shprehur se Demaçi kishte pasur shumë ndikim tek të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare. Ndërsa, ka shtuar se ai ka pasur ndikim te vet Kurti si person, por edhe tek Lëvizja.

“Kam kujtime të panumërta me bacën Adem dhe ai është njeriu i cili aq shumë ka ndikuar në të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare, paqësorë e të armatosur, legal e ilegalë dhe është në pleadën e rilindasve tanë me ndikim të jashtëzakonshëm edhe në mua si person por edhe në Lëvizjen së cilës i përkas”, ka thënë ai./Indeksonline/