12:18 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti tregon a ka ndarje në VV (Video)

Kryetari i sapo zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në Vetëvendosje nuk ka ndarje. Sipas tij, në LVV ka disa dorëheqje të disa aktivistëve të zëshëm dhe me përgjegjësi të mëdha, por nuk ka ndarje.

“Nuk mund të them se në Vetëvendosje ka ndarje, ka disa dorëheqje të disa aktivistëve të cilët janë të zëshëm dhe me përgjegjësi. Ka mospajtime por nuk janë ndarje”, ka thënë ai.

Kurti thotë se mbajtja e zgjedhjeve është obligim statusor dhe vullnet i organeve të partisë.

Ndërsa, ai ka shtuar se nuk ka dorë të hekurt, përveç se ka vullnet të hekurt./Indeksonline/