15:32 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Albin Tahiri të enjten e mbyll misionin në Pyeongchang

Atleti i vetëm nga Kosova në Lojërat Olimpike Dimërore, Albin Tahiri të enjten pritet ta mbyll misionin e tij.

Tahiri të enjten më 22 shkurt, nga ora 2:00 me kohën tonë lokale, do ta ketë garën e fundit në disiplinën e sllallomit, shkruan IndeksOnline.

Gara zhvillohet në qendër skitare YongPyon, rreth 15 kilometra larg fshatit olimpik Pyeonchang të Koresë së Jugut.

Kujtojmë se kosovari mori pjesë në katër gara tjera, në Sllallom, Sllallom të madh, Super Sllallom, Lëshim i shpejtë dhe Kombinim Alpik./IndeksOnline/