17:33 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Allegri konfirmon largimin nga Juventusi, ja ku po shkon

Menaxheri i Juventusit Massimiliano Allegri ka konfirmuar se kur të largohet nga Juventusi do të largohet nga Italia për të menaxhuar jashtë vendit.

Gjatë pesë viteve të tij në Torino, Allegri ka fituar katër tituj Serie A dhe drejtoi Zonjën e Vjetër në dy finale të Ligës së Kampionëve, duke i dhënë vlerë karrierës së tij.

Në një intervistë për “telegraph” ai ka thënë se do të largohet nga Italia, ndërsa do të qëndroj si trajner i klubeve të paktën edhe pesë-gjashtë vite.

“Sigurisht që unë do të shkoj jashtë vendit. Në Itali ka përfunduar”.

Megjithatë, kur u pyetën për planet e tij për të qëndruar në futbollin e klubeve, 50-vjeçari shtoi:

“Pesë apo gjashtë vjet tjera”.

Italiani ka qenë i lidhur me një lëvizje në Premier League me Arsenalin dhe Chelsea dy klubet që tregojnë interesin më të fortë. /IndeksOnline/