18:42 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Allegri zbulon të ardhmen, i tregon Juves nëse do të largohet

Trajneri i kampionëve të Italisë nuk dëshiron të largohet. Katër tituj radhazi ka fituar Massimilliano Allegri me Juventusin në këto katër sezone sa ka kaluar në radhët e ekipit nga Torino.

Edhe pse ka pasur spekulime se ai mund të largohet nga Juve në fund të këtij stinori, vetë Allegri i qëndron besnik klubit duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet, të paktën edhe për një vit.

“Ka mundësi të mëdha që unë të qëndroj edhe më tutje te Juventusi”, ka thënë Allegri. “Nuk kam pasur kurrë dyshime për këtë. Javën e ardhshme do të takohem me drejtuesit për të programuar të ardhmen tonë”. “Tani duhet të mendojmë për të festuar edhe pse na mungon pjesa më e vogël e mozaikut ideal”, ka deklaruar ai.