18:20 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Almeda me fjalë emocionuese para largimit nga Tirana (Foto)

Almeda Abazi këtë vit u ‘shpërngul’ nga Turqia në Tiranë për ta prezantuar edicionin e shtatë të spektaklit ‘Dancing With the Stars’.


Aktorja shqiptare në natën finalë madje dhuroi emocione e spektakël duke u dhuruar audiencës një vallëzim me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman.


Para se të largohet nga Shqipëria, ajo përmes një statusi në llogarinë Instagram ka shkruar disa fjalë për Tiranën, dhe dashurinë që ka ndaj vendlindjes së saj.

Ky është statusi i saj i plotë:

Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova femijerine time naive, kur te shoh ty trupin ma pershkrojne ndjesi te ndryshme kujtime te pafund.Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me nje fidan te cilin po e mbjell ne token tende te lodhur nga stuhira te ndryshme. Une u largova nga ti por pemen time po ta le ty amanet qyteti im i bukur TIRONA ❤?? Faleminderit