10:32 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Almina Mevlani flet rreth dasmës (Foto)

Një ditë më parë, ekskluzivisht në “Pop Culture”, Armina Mevlani hodhi poshtë zërat se ajo ishte shtatzënë, ndërsa zbuloi se dasma e saj me Shkëlzen Berishën do të jetë së shpejt, por jo gjatë këtij viti.

Ndërsa e ftuar në “Top Show Magazine” mbrëmjen e sotme, Armina zbuloi detaje të tjera nga dasma.

Ajo u shpreh se tashmë e ka përcaktuar fustanin e saj të dasmës, por thotë se është sekret dhe nuk do ta bëjë publik që tani.

Armina shprehët më pas se nuk do të jetë një dasmë klasike. “Do të jetë diçka më ndryshe, jo një dasmë klasike”, tha Armina.