12:12 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Aloe Vera ndihmon në trajtimin e akneve

Xheli nga Aloe Vera përdoret në shumë produkte për lëkurën. Ky ekstrakt bimor ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore, gjë që ka çuar në përdorimin e saj edhe në trajtimin e akneve.

Aloe Vera është dëshmuar efektiv së bashku me ilaçet tradicionale, ne trajtimin e akneve. Një studim tregoi se një kombinim i kremit tretinoin, një mjekim i zakonshëm i akneve dhe kremi nga aloe vera, ndihmon shumë në trajtimin e akneve, transmeton Indeksonline.

Njerëzit mund të aplikojnë aloe vera në lezione fytyre dhe në pjesë të tjera të trupit. Mund të përdoret I vetëm ose në kombinim me produkte të tjera natyrore./Indeksonline/