14:38 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori britanik u bën thirrje gjitha partive të përfshihen në dialogun me Serbinë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se mirëpret fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një positm në Facebook, O’Connell u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të angazhohen në dialog, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Britania mbështet cdo përpjekje të Mogherinit për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Më poshtë postimi i O’Connell:

Gati 20 vjet pas konfliktit, Kosova dhe Serbia mbahen nga mungesa e një marrëdhënieje normale me njëra-tjetrën. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e Mogherinit për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre dhe në krijimin e një marrëdhënieje të re dhe më të mirë.

Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re. Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve të Kosovës.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të bëjnë çka munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogut. /Indeksonline/