16:07 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Ambasadori i Britanisë, uron myslimanët e Kosovës për muajin e shenjtë të Ramazanit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në Facebook, me këtë rast O’Connell ka uruar që ky muaj të sjellë shumë dashuri, paqe dhe solidaritet.

“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të ju përcjell urimet e mia më të mira të gjithë besimtarëve myslimanë e në veçanti atyre në Kosovë. Le t’ju sjellë ky muaj i shenjtë dashuri, paqe dhe solidaritet”, ka shkruar ai./Indeksonline/