22:03 / E Diele, 24 Qershor 2018

Ambasadori i Kosovës në Britani përmes “The Telegraph” i kundërvihet Serbisë

Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci përmes një interviste për gazetën  britanike “The Telegraph” i është kundërvu akuzave të Serbisë në FIFA, se bërja e shqiponjës me duar është gjest provokues nacionalist i “Shqipërisë së Madhe”.

Ai për këtë gazetë ka thënë se provokimi i vërtetë ishte që simpatizuesit serbë dhe rusë brohoritën “vrisni, vrisni, vrisni shqiptarët”, si dhe duke bartuar veshje me foton e kriminelit Ratko Mladic, raporton Indeksonline.

“Intervista ime për gazetën e njohur britanike “The Telegraph” lidhur me paralajmërimet për hetime disiplinore nga FIFA për përdorimin e shqiponjës nga ana e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner. Në intervistë u kundërvihem akuzave të Serbisë në FIFA se bërja e shqiponjës me duar është gjest provokues nacionalist i “Shqipërisë së Madhe”. “Shqiponja është shfaqje e identitetit shqiptar, është simbol i cili është i përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo në Ballkan, jo vetëm për Shqipërinë. Serbisë i pengon që humbjen e pësuan nga futbollistët nga Kosova, e kjo është raciste. Provokimi i vërtetë ishte që simpatizuesit serbë dhe rusë brohoritën ‘Vrisni, vrisni, vrisni shqiptarët’ si dhe kanë bartur veshje me foton e kriminelit Ratko Mladic. Prej kur është krim të shfaqësh identitetin tënd kur feston diçka të mrekullueshme si shënimi i golave në Kampionat Botëror?”, kam deklaruar vet Graicevci./Indeksonline