16:08 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori i Kosovës në Londër kujton tragjedinë, ku vdiqën rreth 100 banorë

Ambasadori i Kosovës në Londër ka kujtuar tregjedinë e ndodhur në ndërtesën Grengell, ku që një vit kanë vdekur 100 banorë.

Greiçevci ka thënë se nga kjo tragjedi kanë vdekur rreth 100 banorë, transmeton Indeksonline.

Më tej, ai ka shkruar se në këtë përvjetorë ka kontaktuar “familjen Haxhisefa, të cilët me treguan se janë mirë dhe janë duke u sistemuar në objekte të reja banimi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot u bënë një vit nga tragjedia në ndërtesën Grenfell, në Londër, ku vdiqën rreth 100 banorë. Familja Haxhisefa nga Peja e kishte fatin e mirë që t’i shpëtojë më të keqes duke u larguar nga ndërtesa para se zjarri dhe tymi ta kaplonte atë. Në këtë përvjetor të tragjedisë, kontaktova me familjen Haxhisefa, të cilët me treguan se janë mirë dhe janë duke u sistemuar në objekte të reja banimi. Me këtë rast, ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjeve të prekura si dhe autoriteteve britanike në përvjetorin e kësaj tragjedie./Indeksonline/