18:37 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Ambasadori O’Connell uron Krishtlindjen Ortodokse

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar komunitetin ortodoks në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

“I uroj komunitetit Ortodoks në Kosovë ‘Për Shumë Mot Krishtlindja’. Le të ju sjellin këto Krishtlindje shëndet, paqe dhe lumturi”, ka shkruar ai në Facebook.