13:15 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Amerikanët të dhënë shumë pas Instagramit, shifrat e reja tregojnë këtë

Më shumë se një e treta e të gjithë të rriturve të SHBA përdorin Instagram tani. Një studim i ri i Pew Research Center zbulon se 35 përqind e të rriturve amerikanë përdorin Instagram.

Shifrat tregojnë rritje prej 7% më shumë nga viti i kaluar. Instagram është rrjeti me tendencën më të madhe të rritjes, para Snapchat dhe Twitter.

YouTube është platforma më e popullarizuar në internet, e përdorur nga 73 përqind e të gjithë të rriturve në SHBA.

Facebook mbetet rrjeti më i popullarizuar tek amerikanët nga mosha 30 deri në 65 vjeç./Indeksonline/

Temat: