15:35 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

AMG G63 Edition 1, tjetër version nga G-Class

Nëse keni vendosur të bleni G-Class të re, atëherë kjo AMG G63 Edition 1 është nga më të mirat që mund të merrni.

Versioni debutues i performancë së re të Benz-it “off-road” G63 Edition 1, është përfunduar.

Ashtu si jashtë edhe brenda dallohet ngjyra e zezë me thekse të kuqe. Duke filluar nga ana e jashtme Edition 1 ka trup të me ngjyrë të zezë me grafikë të errët në pjesën e poshtme, shkruan Indeksonline.

Rrotat e mëdha prej 22 inc poashtu janë të zeza, ndërsa dallohen disqet dhe kaliperët e kuq.

Me ose pa trajtimin e Edition 1, Mercedes-AMG G63 i ri ka motorin më të fundit Affalterbach me 4,9 litra twin-turbo V8. Ajo prodhon 585 PS dhe ka një transmision automatik me nëntë shpejtësi, e që natyrisht tërheq me katër rrotat.

Edhe pse është një makinë e madhe që peshon shumë, i duhen vetëm 4,4 sekonda për të kapur shpejtësinë 0-100 km/orë. Shpejtësia maksimale është 220 km/orë, por mund të arrijë deri 240 me paketën opsionale ‘AMG Driver’ . /IndeksOnline

Temat: