11:56 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Ancelotti “amanet” Romës: Mos ia keni frikën Barcelonës! Messi? Për të nuk garantoj!

Carlo Ancelotti e ka porositur Romën që mos të dorëzohet para lojës në sfidat ndaj Barcelonës. Sipas trajnerit italian, Roma i ka gjasat e saj dhe se futbollit nuk i dihet.

“Vetë kualifikimi i Romës në çerekfinale është sukses. Di Francesco ka bërë punë të mirë me skuadrën dhe është për tu përshëndetur kualifikimi deri këtu. E njoh mirë Ligën e Kampionëve dhe e di se kjo garë di të sjellë befasi. Roma mund ta bëj atë ndaj Barcelonës.

Një lëndim, një ndëshkim apo një rrjedhë tjetër e lojës mund t’i jap kahje tjetër ndeshjes dhe të sjellë befasi.

Sa i përket Messit unë nuk garantoj për të. Është i pakapshëm, i papërshkrueshëm. Mjafton ta ketë natën e tij dhe nuk ke çfarë t’i bësh” ka thënë Anceloti./Indeksonline/