10:03 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ancelotti ka një mesazh për Pirlon (Foto)

Carlo Ancelotti e ka komentuar pensionimin e Andrea Pirlos.

Ish-trajneri i Bayern Munchen përmes rrjeteve sociale ka shkruar një mesazh të shkurtër për legjendën e futbollit italian.

Pirlo i dha fund futbollit duke zhvilluar ndeshjen e fundit në skuadrën amerikane, New York City.

Ancelotti ka punuar me Pirlon në Milan, dhe ka falënderuar ish-lojtarin e Juventusit, Milanit e disa skuadrave tjera.

“Faleminderit shumë kampion”, ka thënë Ancelotti./IndeksOnline/