10:21 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Ancelotti në Londër, darkë me agjentin e Costas!?

Carlo Ancelotti ka nisur bisedimet me shumë futbollistë të njohur.

Trajneri italian u zyrtarizua para disa dite në klubin e Napolit. Ai ka nisur bisedimet me disa futbollistë, ku ndër ta është edhe ish-sulmuesi i Chelseat, Diego Costa.

Sipas mediave në Itali, Ancelotti dhe agjenti i Costas, Kia Joorabchian kanë darkuar në Londër të premten e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Ancelotti është një tifoz i madh i Costas, dhe shumë lehtë mund ta sjellë atë në klubin nga Serie A.

Costa u largua nga Chelsea gjatë këtij viti dhe nënshkroi kontratë me klubin e Atletico Madrid.

Edhe pse po kalon formë të mirë në Spanjë, një aventurë e re për spanjollo/brazilianin do të ishte një ide e bukur./IndeksOnline/