13:55 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Angelina Jolie viziton kampin e refugjatëve (Video)

Ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie zhvilloi një vizitë në kampin e Zaatarit në Jordan, dhe zgjodhi që të marrë me vete edhe dy fëmijët e saj, Shiloh, 11 vjeç and Zahara, 13 vjeçe.

Jolie tha se ishin fëmijët e saj që i kërkuan ta shoqëronin dhe të takonin familjet siriane të cilat janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës 7 vite më parë.

“Vajzat e mia, Zahara and Shiloh më kërkuan të vinë sot këtu në kamp. Ato e kanë kaluar ditën duke biseduar dhe luajtur me fëmijët në kamp të cilët kanë moshën e tyre por që kanë pësuar fatkeqësi të mëdha në jetë duke humbur edhe të afërmit e tyre për shkak të luftës”.

“Por, në fund edhe ata janë fëmijë e duhet të gëzojnë të drejtat e tyre ashtu si çdo fëmijë tjetër në botë”, përfundoi Jolie, shkruan TCH.

Kampi i Refugjatëve të Zaatarit, i cili strehon pothuajse 80,000 refugjatë sirianë, u hap në vitin 2012, një vit pasi protestat antiqeveritare u kthyen në dhunë në Siri.

Angelina Jolie është ambasadore e të drejtave të njeriut dhe njihet për aktivitetet humanitare

Ajo ka qenë e martuar tri herë, kurse së fundmi ishte ndarë edhe nga Brad Pitt.