23:05 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Anglezi bën tatuazh golin e Kane kundër Tunizisë

Anglia fitoi 2-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë të Botërorit “Rusi 2018”, por goli i fitores për “3 luanët” erdhi në minutën e 91-të nga sulmuesi i Tottenham, Harry Kane.

Një tifoz i Hotspurs dhe natyrisht i kombëtares britanike, ka vendosur ta festojë këtë triumf në mënyrën më të veçantë, duke e bërë minutën e 91-të dhe emrin e sulmuesin tatuzh në pjesën e pasme (në tule).

Duke pritur golin e fitores, fillimisht kisha vendosur që të pija me një frymë një birrë dhe më pas të bëja një tatuazh.

Nuk jam penduar që e kam bërë atë”, tha Sean, tifozi që ka vendosur të bëjë tatuazh momentin e shënimit të golit të fitores së Harry Kane.