20:48 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Anglia fiton miqësoren ndaj Nigerisë

Anglia kaloi me sukses testin ndaj Nigerisë në “Anfield Road”, në kuadër të përgatitjeve ëpr pjesëmarrejen në botërorin “Rusi 2018”.

Kombëtarja e “3 luanëve” mposhti me rezultatin 2-1 Nigerinë, në një ndeshje e cila u vendos nga golat e Cahill dhe Kane në pjesën e parë, ndërsa për nigerianët shënoi futbollisti i Arsenalit, Iwobi, në fillim të pjesës së dytë.

Trajneri Southgate punoi me një skemë të re në fushë, duke rreshtuar skuadrën me 3-1-4-2, ndërsa përdori plot 16 futbollistë në këtë miqësore. Gjithsesi, Anglia dominoi vetëm në kontrollin e topit ndaj Nigerisë, që gjithashtu u shfaq shumë e rrezikshme në aksionet e saj sulmuese.

Anglia do të luajë edhe një miqësore ndaj Costa Ricas më 7 Qershor, përpara se të transferohet në Rusi, ku do të debutojë më 18 Qershor ndaj Tunizisë, në ndeshjen e parë në grup.

Temat: