11:12 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Anglia në stërvitje, ushtarët rusë gati për sigurinë (Foto)

Kombëtarja e Anglisë sot është duke mbajtur stërvitjen e parë në Rusi.

“Tre Luanët” sot janë nisur drejt Repinos, për ta zhvilluar stërvitjen e parë para Kampionatit Botëror, shkruan IndeksOnline.

Ajo që ka rënë në sytë e mediave ishte prania e shumtë e ushtrisë ruse, të cilët janë në gjendje gatishmërie për sigurinë e ekipit anglez.

Kujtojmë që Anglia dhe Rusia kanë një rivalitet të madh, sidomos rivalitet tifozësh.

Ndeshja e parë e Anglisë zhvillohet më 18 qershor, ndaj Tunizisë./IndeksOnline/