00:42 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Anita Haradinaj akuzon disa media: Jeni bërë si medie serbe

Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj raportimit në media për kinse refuzimin e vizave të SHBA-ve për këta të dy.

Ajo në një postim në Facebook ka akuzuar disa media, duke iu thënë se janë bërë si mediat serbe, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i saj:

Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa ?, kur po doni po thoni Ti lehte e ke per viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo ?? hajde gazetari hajde. /Indeksonline/