10:12 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Ankthi ju ndihmon të mbijetoni sulmet e zemrës

Nëse jetoni me ankth, ju jeni në gjendje të numëroni të këqijat e të qenurit në këtë gjendje mirëpo a e keni ditur se ankthi ka edhe përfitime, të tilla si mundësia e mbijetesës pas sulmit në zemër.

Njerëzit me çrregullim ankthi, gratë në veçanti mund të shërohen më shpejt pas një sulmi në zemër, sugjerojnë kërkime e reja, transmeton Indeksonline.

Kush jeton me ankth e di se sa e tmerrshme është të shqetësohen vazhdimisht për cdo gjë, dhe se si kjo mund t’ju dërgojë në një sulm ankthi të plotë.

Disa studime të mëparshme kanë sugjeruar se ankthi mund t’i ndihmojë njerëzit të marrin vendime më të mira, të kryejnë më mirë punë në rrethana stresuese dhe madje të bëjnë një mënyrë jetese më të shëndetshme në përgjithësi./Indeksonline/