13:58 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Antoine Griezmann shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Europa League

Antoine Griezmann është shpallur lojtari më i mirë i sezonit të kalaur në Europa League sot në Monako.

Ylli i Atletico Madridit është shpërblyer për paraqitjet e tij impresive në sezonin, 2017/18 në EL.

27-vjeçari e ka fituar këtë çmim para Dimitri Payet, i cili e drejtoi Marseillen drejt finales, transmeton IndeksOnline.

Bashkëlojtari i Griezmann, Diego Godin, i cili ishte kapiten i kampionit, Atleticos, u pozicionua në vendin e tretë.

Në finalen ndaj Marseilles, Griezmann shënoi dy gola duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

Pas kësaj, ai e fitoi Kampionatin Botëror me Francën në Rusi./IndeksOnline/

Antoine Griezmann and Mario Mandzukic both set records in the final of the 2018 FIFA World Cup played on Sunday, July 15.