15:04 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Aparati i parë i dukshëm për dëgjim (Foto)

Aparati i parë modular i dëgjimit në botë është prodhuar në Australi në Csiro Design dhe quhet Facett.

Pra, çfarë e bën këtë aparat dëgjimi të ndryshëm nga modelet e tjera?

Pajisja punon me një bërthamë, të lidhur me një aplikacion, dhe mundësohet nga një modul i rimbushur, i cili në mënyrë magnetike sjellë tinguj.

Kjo pajisje shërben për njerëzit me humbje të përgjithshme ose të pjesshme të dëgjimit. Pajisja është modeluar që të duket edhe bukur në vesh ndërsa vije me ngjyra ari të bardhë, argjend metalik, dhe formë kristali.

Pajisja gjithashtu mburret me tinguj me rezolucion të lartë, të filtruar përmes 96 kanaleve të prodhimit, dhe teknologjisë që izolon fjalën dhe redukton zhurmën e sfondit.

Më i liri aparat kushton 1000 dollarë ndërsa më i shtrenjti 10 mijë dollarë./Indeksonline/