14:57 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Apostolova-qeveritarëve: Jeni vonuar, përshpejtoni dhe kryeni punët deri në shtator

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apotsolova ka deklaruar sot se Kosova është vonuar në implementimin e reformave, prandaj sipas saj punët duhet të përshpejtohen deri në shtator.

Apostlova në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka prezantuar Agjendën e Reformave Evropiane (ERA) , perspektiva dhe sfidat ka shtuar se është shumë me rëndësi që institucionet të zënë hapin deri në fund të fitit në arritjen e përmbushjes së kritereve të kërkuara nga BE-ja, transmeton Indeksonline.

“Ju e keni humbur një vit. Në mënyrë që ta kompensoni komisioni ka vendos mes shty afatit e implementimin. Para shtatorit 2018 kështu që imazhi i Kosovës është një partneritet i vërtet me i plotësuar kriteret është në rrugë të mirë, por aktualisht duhet të përballemi me realitetin tjerë”, ka thënë Apostolova.

“Është shumë e rëndësishme që të kapni këtë mundësi deri në fund të vitit. Ne nuk dimë se kush kanë me qenë komsionerët e rinj. Ju keni presidentin Juncker që është prej politikaneve kryesor dhe keni komisionarin Hahn që është mik shumë i mirë i Kosovës. Mos e humbni këtë mundësi, ka përfunduar ajo./Indeksonline/