07:31 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Apostolova sot në Kamenicë, inaugurohet ndërtesa e komunës

Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë komunën e Kamenicës ku do të takohet me të parin e kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Takimi nis nga ora 11:00 . Gjithashtu Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe komuna e Kamenicës kanë organizuar një forum diskutimi lidhur me marrëdhëniet ndëretnike në këtë komunë.

Diskutimi nis nga ora 11:30, transmeton Indeksonline.

Apostolova bashkë me Kastratin do të bëjnë sot edhe inaugurimin e ndërtesës së Komunës së Kamenicës nga ora 12:30./Indeksonline/